Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 52-vjeçari në lokalin e tij

Shqipëria

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 52-vjeçari në lokalin e tij

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka njoftuar se i arrestuari është shtetasi me inicialet Z. T., 52 vjeç, i cili nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza” ushtronte këtë aktivitet.

Blutë e Tiranës thonë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular.

Ato dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat