Banorët e fshatit Moravë në protestë kundër Ministrisë së Mbrojtjes për çmimin e shpronësimit të tokave e shtëpive.
Banorët nuk janë dakord me vlerën prej 2 milionë e 3 mijë lekë (të vjetra) për dynym, që ka përcaktuar Ministria e Mbrojtjes dhe deklarojnë se ky çmim është qesharak.
Sipas banorëve çmimi me të cilin duhet të shpronësohen është 10-fish me i lartë se ky që është përcaktuar.
Banorët e kanë protestën e tyre të dytë dhe deklarojnë se do ti përshkallëzojnë protestat.
Tokat dhe pronat e tyre po shpronësohen për ndërtimin e Aerodromit të NATO-s.