Erion Braçe me kritika ndaj qeverisë: Të marrë fund monopoli abuziv në tregje, çmimet rëndojnë në xhepat e qytetarëve

Shqipëria

Erion Braçe me kritika ndaj qeverisë: Të marrë fund monopoli abuziv në tregje, çmimet rëndojnë në xhepat e qytetarëve

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Erion Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në seancën e sotme në Kuvend i është drejtuar me nota kritike qeverisë. Sipas Braçes, në treg ka një abuzim të llahtarshëm me çmimet të cilat bien në kurriz të qytetarëve.

Braçe: Në treg ka një abuzim të llahtarshëm me çmimet në kurriz të qytetarëve. Abuzimi që po ndodh sot, ka një efekt të dyanshëm. E para bie mbi konsumatorin, e dyta po lë stok produktet e bujqve tanë. Ky është abuzim që po gërryen xhepat e qytetarëve dhe po i sjell një dëm kolosal bujqve tanë. Është një problem shumë i madh që duhet të merren organet fiskale, ministria e Financave, Bujqësisë dhe natyrisht tatimet për të kontrolluar dhe goditur abuzimet në tregje.

Braçe e cilësoi tregun agro-ushqimor në Tiranë si thelbin e problemit dhe një monopol të pastër abuziv.

Braçe: Fillojeni nga ai që është thelbi i problemit, tregu agro-ushqimor i Tiranës, një monopol i pastër abuziv. I gjëetur abuziv nga të gjitha instituccionet e këtij vendi, përfshi tatimet dhe autoritetin e konkurrencës, nën regjimin e një gjobe që nuk lejohet të zbatohet sepse pronari e ka aftësinë të sulmojë këdo dhe t'i mbyllë gojën kujtdo."

Problemi i dytë, sipas Braçes janë investimet dhe përdorimi i parave publike.

Braçe: Problemi i dytë është realizimi i investimeve publike, në momentin që shtojmë para të kemi një normë të realizimit të investimeve publike. Paratë janë në buxhetin  e shtetit për tu shpërndarë qytetarëve qoftë si investime publike, qoftë si shërbime.

E treta që kam, bujqësia në këtë buxhet merr 600 mln lekë shtesë. Bujqësia ka akoma më tepër nevojë për para publike, jemi ne si Kuvend që duhet ta vendosim. Sektorët e tjerë po marrin me miliarda, ndërsa bujqësia po merr miliona. Bujqësia është nën agresionin e çmimeve të imputeve bujqësore. Secili nga produktet po shkon mbi 10 lekë për kg. Është shumë e rëndësishme që abuzimi i monopolit, i kartelit që ndodhet në tregun e produkteve bujqësore të fillojë të adresohet më në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat