Baçi: Delegatët që pretendon Basha se ishin në Kuvend, po votonin për referendumin

Shqipëria

Baçi: Delegatët që pretendon Basha se ishin në Kuvend, po votonin për referendumin

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Luan Baçi

“PD drejtohet zyrtarisht nga komisioni i rithemelimit që u miratua në Kuvendin e 11 dhjetorit në Tiranë”. Kështu u shpreh deputeti i PD-së Luan Baçi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, ku theksoi se referendumi ka qenë një nga proceset më transparente që janë zhvilluar në PD.

Z. Baçi nënvizoi se Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit ishte një mashtrim, pasi nuk kishte delegatë.

“Në Kuvendin e 18 dhjetorit nuk kishte delegatë, por demokratë të thjeshtë. Basha të bëjë publike listën e delegatëve, me emër dhe mbiemër”, u shpreh ai.

“Ka pasur 350 delegatë nga Fieri thonë, le t’i ballafaqojmë me listën ekzistuese. Ata kanë hequr që të gjithë delegatët ekzistues, ku nuk kanë asnjë lloj kompetence. Ky është një mashtrim që kanë bërë në datën të 18 dhjetor”, tha deputeti më tej.

Ai deklaroi se delegatët që pretendon Basha se ishin në Kuvendin e 18 dhjetorit, në fakt po votonin për referendumin.

“Më ka ardhur një mesazh nga Basha ku më falënderon për pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. E mendoni se çfarë Kuvendi ka qenë? Çfarë mashtrimi ka qenë Kuvendi? Në fakt të gjithë kanë qenë pjesë e referendumit, kanë firmosur. Prandaj nuk i bëjnë dot publike emrat e delegatëve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat