Bardhi i kthehet keq gazetarit: I numëruat delegatët?

Shqipëria

Bardhi i kthehet keq gazetarit: I numëruat delegatët?

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat teksa ka nisur të bëjë transparencë emrat në Kuvendin Kombëtar të  Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Bardhi është shprehur se numërimi i karrigeve në sallën e Pallatit të Kongreseve është sit ë numërosh yjet.

Pyetja: Ku janë futur delegatët në një sallë me 1958 veta?

Bardhi: I numëruat ju? Se numëruat vetëm karriget. Përveç personave të ulur ka pasur edhe persona në këmbë. Ka pasur delegatë edhe në ambientet e tjera. Po e përsëris, unë dhe ti nuk kemi për detyrë të numërojmë karriget, kemi për detyrë të bëjmë transparencë. Keni pasur aksesin e plotë për ta bërë këtë. Të gjithë votuan me votë, unë nuk i kam vënë GPS nga pas anëtarëve të Kuvendit. Keni bërë shumë mirë që i keni numëruar karriget, po është njësoj si të numëroni yjet. Po nuk kishit pse i numëronit, sillnit kamerat dhe shikonit e numëronit ata që u regjistruan.

Ndër të tjera në fjalën e tij Gazment Bardhi ka komentuar edhe Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike tha se në këtë referendum ka votuar edhe një kreytar i LSI së Fierit, i cili ka qenë anëtar i PD në vitin 1992.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI në Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohë ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në statut kush quhet anëtar. Në dijeni tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Në 18 dhjetor ka patur vetëm një aktivitet politik të PD, Kuvendi Kombëtar. Të tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre.”, tha për këtë çështje Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat