Gjirokastër/ Thyen urdhrin e mbrojtjes, dhunon bashkëjetuesen dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet 52-vjeçari

Shqipëria

Gjirokastër/ Thyen urdhrin e mbrojtjes, dhunon bashkëjetuesen dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet 52-vjeçari

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen dhe vajzën e tij të mitur.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses së tij, shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat