Situata brenda Partisë Demokratike është tepër e tensionuar pas përplasjeve që kanë nisur prej muajsh mes kryedemokrtatit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Madje kanë arritur deri aty se Berisha shkarkoi Bashën nga posti i kryetarit të partisë përmes referendumit që organizoi për votëbesimin e tij, ndërsa nga ana tjetër Basha ka shkarkuar nga detyra drejtuese demokratët që janë rreshtuar krah Berishës.
Nisur nga këto zhvillime, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale për Bashën.
“O Lulzim, SHBA kërkoi të largosh Berishën,
Jo gjithë partinë....”, shkruan Spahiu.