Selia e PD-së rrethohet nga protestuesit

Shqipëria

Selia e PD-së rrethohet nga protestuesit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Një numër i madh protestuesish është vënë re para zyrave të Partisë Demokratike

Teksa po afron ora 16:00, protestues të shumtë kanë rrethuar selinë blu.

Një numër i madh protestuesish është vënë re para zyrave të Partisë Demokratike, ku në foto duket edhe makina e Lulzim Bashës, e parkuar pranë disa Range Rover-s.

Pak ditë më parë në një emision televiziv lideri historik i PD Sali Berisha thërriti protestën kundër Ballkanit të Hapur, nismës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Në Kuvendin e mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve Basha doli kundër duke përdorur të njëjtat rreshta si në fjalimet e Ramës për mosbashkimin e Kosovës se ”Sovranizmi sjell izolim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat