Harxhi mesazh Ramës dhe Vuçiç: Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë!

Shqipëria

Harxhi mesazh Ramës dhe Vuçiç: Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë!

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

"Rroftë Kosova!" Kështu e nisi fjalimin e saj para protestuesve Edit Harxhi.

Para qindra të pranishmëve, Harxhi tha se Ballkani i Hapur është një përrallë e shëmtuar që po na serviret si hyrja në Europë por sipas saj nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja në ish-Jugosllavi.

Harxhi: Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe po mundohen të fusin Shqipërinë, të joshin Kosovën e brishtë që ende nuk ka ulëse në OKB. Më lejoni të pyes Edi Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd.

Ajo nënvizoi se kombi ynë është në rrezik.

Harxhi: Rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë ata dhe u kanë vënë mision të djegin Ballkanin.

Akuzat nuk i kurseu edhe ndaj Lulzim Bashës.

Harxhi: Ku ndodhet sot ish-kryetari i PD Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë.

Në fund dhe një paralajmërim për kryeministri Rama dhe presidentin Vuçiç.

Harxhi: I them Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë në Ballkan, Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat