Deputeti i PD-Ramës: Vuçiçin mund ta kesh mikun e zemrës, por nuk mund të na i shesësh si mikun e Shqipërisë!

Shqipëria

Deputeti i PD-Ramës: Vuçiçin mund ta kesh mikun e zemrës, por nuk mund të na i shesësh si mikun e Shqipërisë!

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Edi Rama

Deputeti i PD Belind Këlliçi në fjalën e mbajtur sot në protestën para Kryeministrisë tha se projekti i Ballkanit të Hapur i hap rrugë influencës ruse në Ballkan.

Këlliçi tha se PD iu rikthye sot ADN-së së sheshit dhe protestës, ndërsa theksoi se pjesëmarrësit në tubium janë pro-perëndimorë dhe pro-evropianë.

“Jam thellësisht i lumtur sot që PD i është rikthyer ADN-së, sheshit, protestës, i është rikthyer protestës për Shqipërinë sovrane. Rama ik! Rama ik! Nuk mund të ketë integrim evropian të Shqipërisë me Ramën Kryeministër. Vetëm në 24 orë me një njoftim në rrjetet sociale ky shesh është mbushur plot me shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun e zemrës por absolutisht nuk mund ta shesësh si mik të Shqipërisë. 

E vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga kryeministria. Mos u tremb, nuk e kemi me kërpudhën. Do heqim të keqen me rrënjë dhe themel. Në vend që Rama të ishte sot këtu, Rama është mes oligarkëve dhe do jetë duke darkuar me pjata të shtrenjta peshku me sivëllain e tij Vuçiç. Ne jemi kundër Open Balkan që i hap rrugë jo vetëm influencës serbe por edhe rusë ne Ballkan. Ju jeni këto se jeni pro perëndimorë. Ne jemi këtu se jemi pro-amerikanë. 

Dy fjalë i kam edhe për kryehajdutin te bashkia e Tiranës. Gjakun e Ardit Gjoklaj kemi 6 vite që themi nuk do ta falim. Afera e inceneratorëve e ka gjenezën të humbja e jetës së Ardit Gjoklajt. Dua të falënderoj të rinjtë e FRPD-së që kanë protestuar. Prapa inceneratorëve mund të jenë aktualisht i arrestuar vetëm ish-ministri i Mjedësit, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një Edi Ramën. Ndaj SPAK-u të refuzojë thirrjen e Ramës që nuk mund të shkonte hetimi mbi kupolën e ish-ministrit”, tha Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat