Alarmon Berisha: Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën, duan të asgjësojnë pavarësinë e saj! Presidenti serb kërkon të sjellë…

Shqipëria

Alarmon Berisha: Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën, duan të asgjësojnë pavarësinë e saj! Presidenti serb kërkon të sjellë…

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Presidenti Aleksandar Vuçiç sëbahku me kryeministrin Edi Rama kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës me anë të nismës Ballkani i Hapur. 

Nga protesta e zhvilluar për vizitën e Vuçiç në Tiranë, Berisha thotë se Presidenti serb kërkon të sjellë në rajonin tonë, influencën e Rusisë dhe të Putinit.

“Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i zi dhe Kosova. Një project që nuk synon veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe Botë, ka qenë hegjemonia serne në rajonin tonë. Në fillimet e tij ky projekt, rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë KOsovën si shtet i pavarur. Projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar  autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur, Vuçiçin.

Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse miniballkani i hapurk, është projekti me të cilin Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë këtu, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, malitë të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme, që këta aventurierë i dorëzuan Brukselit, në asnjë rresht nuk flasin për vende të pavarura. Nuk bëhej për popuj sovran, por në konceptin e vjetër jugosllav".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat