Sali Berisha mbyll protestën në Tiranë, dhe paralajmëron kryeministrin Rama: Edvin mos guxo…

Shqipëria

Sali Berisha mbyll protestën në Tiranë, dhe paralajmëron kryeministrin Rama: Edvin mos guxo…

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e mbylli protestën kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë me një paralajmërim për kryeministrin Rama. Nga sheshi përball zyrës së kreut të ekzekutivit, Berisha e paralajmëroi atë që të mos të guxojë t’i dalë përpara ortekut që sapo ka nisur.

Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se protesta e ditës së sotme ishte pikënisje e një serie protestash që do të kulmojnë me largimin e atij që ai e quan narkoshteti.

“Ky ortek nuk ndalet më, ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të mundësh shumicën. Ne nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundmevev të protestave derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti dhe të rikthejmë votën e lirë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, zoti e bekoftë flamurin tonë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat