Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë foto nga takimi me Ramën dhe Zaev në Elbasan.
Po ashtu ai ka lënë një mesazh mbi atë çfarë mendon për Open Balkan.
"Kjo është një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë për njerëzit që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Biseda të rëndësishme se si të përparojmë më tej, të importojmë, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort" shkruan ai.
Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/20/auto_-640-0-8-16400310471640040796.jpg)
Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës.