Në Drejt nga Luan Rama, ish-deputetja socialiste Arta Dade se ka një vëmendje më të madhe nga administrata amerikane kundrejt Kosovës dhe rajonit.
Ajo tha se ka një optimizëm që po forcohet prania e SHBA-ve në Ballkan dhe se është fokusuar te njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Dade: Me një vëmendje më të madhe nga administrata amerikane. Jam e informuar se është caktuar një ambasador shumë i informuar për Ballkanin. Emërimi i tij duke qenë një protagonist në epokën e Rambujesë, unë them se ka një optimizëm që po forcohet prania e SHBA-ve në Ballkan.
Mendoj se do të shkohet drejt sigurimit të asaj që është thënë për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA ka qenë më e vendosur sa i takon çështjes së Kosovës se sa BE-ja. Sigurisht që ka një shqetësim në rritje edhe në raport me situatën në Bosnje.