Samiti i “Open Balkan” në Tiranë, Vuçiç: Marrëveshjet e sotme bërthama që do krijojë heqjen e kufijve

Shqipëria

Samiti i “Open Balkan” në Tiranë, Vuçiç: Marrëveshjet e sotme bërthama që do krijojë heqjen e kufijve

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç  është shprehur këtë të martë, pak minuta para takimit të Open Balkan me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev se marrëveshjet që do realizohen sot janë të rëndësishme për të tre shtetet.

“Marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme për ne, ato janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij dhe shumë kohë më parë se sa ne mendonim”, shkruan Vuçiç në Twitter.

Ditën e djshme në Shqipëri u mbajt një protestë kundër Ballkanit të hapur.

Kujtojmë se në këtë takim nuk do të marrin pjesë Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat