Befason Rama: Nuk ka Serbi të madhe dhe as Shqipëri të madhe

Shqipëria

Befason Rama: Nuk ka Serbi të madhe dhe as Shqipëri të madhe

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Rama, Vuçiç dhe Zaev

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët ritheksoi edhe njëherë se ‘OpenBalkan’ është një mundësi për të qenë më afër BE-së.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk po  punohet as për Shqipërinë e Madhe dhe as për Serbinë e madhe, por me në këtë Samit po punohet për një transformim më të madh në emër të paqes dhe prosperitetit.

“Në mbyllje dua të them se ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur njësoj si secili prej nesh vijon rrugën për të integruar rrugën në BE. Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët rëndësi ka që ne të bëjmë punën tonë. Ka një fakt që i thotë të gjitha. Në Serbi akuza është që presidenti po punon për Shqipërinë e Madhe, në Shqipëri akuza është se po punohet për Serbinë e Madhe, në Maqedoni nuk e di. Por e vërteta është që secili prej nesh punon për një transformim në të madh në emër të paqes dhe prosperitetit”, ka thënë Rama në përfundim të konferencës.

“ Kam njohur njerëz të shkëlqyer, por duhet t’i krijojmë mundësinë të rinjve të jetojnë më mirë. Unë respektoj çdo njeri. Edi e bën për Shqipërinë, unë e bëj për Serbinë , ashtu siç Zoran e bën për Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiç .

“Unë besoj që numrat do të rriten dhe të gjithë bien dakord se tre është më mirë se sa një. Sigurisht gjashtë është më mirë se sa tre. Por do t’u bëja thirrje të mbeteni të fokusuar sepse Ballkani i Hapur do të bëhet një markë tërheqëse”, ka thënë ndër të tjera Zaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat