Basha i prerë me Berishën

Shqipëria

Basha i prerë me Berishën

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Lulzim Basha

Në konferencën për mediat, kreu i PD Lulzim Basha duke komentuar zhvillimet e regjistruara në seli me ardhjen e Sali Berishës, u shpreh se demokratët nuk do lejojnë që një ‘non grata’ të zgjasë jetën politike të dikujt që pret të shpallet dhe meriton të shpallet ‘non grata’.

“ Nuk do lejojmë që një non grata të bëjë gjithchka t’i zgjasë jetën politike një tjetër personi që pret të zgjidhet non grata dhe meriton të shpallet non grata si shumë të tjerë.

Ndaj ne do vijojmë punën pa iu përgjigjur provokimeve, me në fokus njerëz, familjet e tyre, rininë shqiptare. Asgje nuk do na lëvizë nga vendosmëria jonë për të vijuar këtë rrugë, për të cuar deri në fund gjithçka që kemi nisur, të bëjmë transparencën e plotë të inceneratrëve, duke i kërkuar SPAK të mos mjaftohet vetëm me hapin e parë.

Armiku i mirëqënies së shqiptarëve, korrupsioni dhe aleanca e korrupsionit duhet të marrin goditjen e merituar. Duhet ta dinë se përpara kanë një PD të çliruar. Le ta di këtë Rama, Berisha, nuk na intimidojnë. Do e vazhdojmë betejën do e vazhdojmë. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë një parti e çliruar nga mbetjet e të shkruarës, komunizmit e korrupsionit, për t’i dalë zot fateve të shqiptarëve e fateve të vendit.’ u shpreh Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat