Çfarë do të ndodhë në ditët në vijim me Berishën nëse vepron si sot? Flet Basha

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë në ditët në vijim me Berishën nëse vepron si sot? Flet Basha

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:27
Lulzim Basha

Sali Berisha u fut me dhunë sot në selinë e PD-së dhe pas konferencës për media u largua. Kjo ishte hera e tretë që ish-kryeministri shkonte në seli.

Por çfarë do të ndodhë nëse e njëjta gjë që ndodhi sot do të përsëritet sërish në ditët në vazhdim?

Lulzim Basha tha se PD-ja i ka gati skenarët.

“Sali Berisha është e shkuara. PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballuar me çdo situatë. U bëj thirrje autoriteteve të veprojnë mbi pjesëtarët e krimit të organizuar. Kanë material për vepra penale në Shqipëri, e vërtetë dhe e sigurt është që ka për në Britaninë e Madhe, Fatjon Dautaj është një figurë e skeduar. Dyert e kësaj partie do të jenë të hapura për të gjithë demokratët për betejën për njerëzit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat