Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi shpërndanin lënë narkotike të dyshuar si kanabis.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasin M. Sh., 28 vjeç, banues në rrugën "Mihal Grameno", pasi u kap në afërsi të banesës së shtetasit I. K., duke i dhënë doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit A. B., 28 vjeç.
Po ashtu policia ka sekuestruar lëndën narkotike të dyshuar si kanabis që ishte gati për shitje.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në rrugën "Sali Nivica", pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.”- njofton policia.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:
A. B., 28 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
E. Z., 19 vjeç dhe K. B., 21 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi gjatë kontrollit u konstatuan në banesën e shtetasit I. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Moskallëzimi i krimit".