Dashamir Shehi: Nesër do të prezatoj platformën e re politiko-kulturore

Shqipëria

Dashamir Shehi: Nesër do të prezatoj platformën e re politiko-kulturore

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:46
Dashamir Shehi

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njeherazi kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ai ka ndërmarrë një iniciative të quajtuar “Po për Shqipërinë”.

Kjo iniciativë prezantohet ditën e nesërme live në Facebook, ndërkohë Shehi thotë se kjo është një platformë e re e të bërit politikë ndryshe në Shqipëri.

Postimi:

Të dashur miq,

Nesër, së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantoj një platformë të re politiko-kulturale: “PO për Shqipërinë”.

Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Jeni të ftuar te na ndiqni live.

Me respekt, Dash Shehi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat