Berisha zbulon skemën kriminale Rama-Basha

Shqipëria

Berisha zbulon skemën kriminale Rama-Basha

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 21:12
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha dhe Rama i janë vërsulur nga lakmia e parasë edhe Portit të Durrësit.

Më tej ai theksoi se i ka kërkuar disa herë Bashës të denoncojë çështjen e “Amarit”, por ai kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë sepse ishte edhe vetë i përfshirë.

Në historinë e Portit të Durrësit dy janë peshkaqenët më të rrezikshëm që i janë vërsulur: Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Aktualisht sot kontrollojnë çdo fluks kriminal. A mund të imagjinoni që Nallbati i Xibrakës të shkojë dhe ta ketë portin nën mbikëqyrje? Lidhje të forta tek Nallbati bashkon këta dy persona. 

Neritani…ai që ka qenë në Elbasan…bosi në Xibrakë. Aktiv i klanit Rama, por dhe krushqi e Bravës. Aty kanë vendosur besnikun e përbashkët dhe ky është një lajm i keq për Italinë dhe mbarë Evropën.

Afera i ka fillimet në udhëtimet që bënte në Emirate. Edhë nënkontraktorët kanë nisur të ndahen mes tyre edhe persona. I thoja vazhdimisht ngrije këtë çështje, këtë punën e “Amarit”. 

Të marrësh vendim për të hequr Postin e Durrësit, do të thotë të jesh i verbuar nga lakmia e parasë dhe kjo çështje e kam deklaruar do të ketë një komision hetimor parlamentar nga PD, ku nën hetim do vihen të gjithë aktorët. Megahajduti i parë për Portin është Rama.  

Dikush bleu heshtjen e tij. Nuk dërgoi Engjëll Agaci strumbullarin kumbarin e lidhjes me komapnitë mafioze, nuk dërgoi përndjekje penale e nxorri nga grupi”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat