Tre makina janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti.
Sipas njoftimit të bluve janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.