Indrit Hoxha: Përballja në bazën e PD dhe vota janë zgjidhja

Shqipëria

Indrit Hoxha: Përballja në bazën e PD dhe vota janë zgjidhja

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Indrit Hoxha

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, shkruan se përballja në bazën e PD dhe vota do të tregojnë se kush e ka mbështetjen e vërtetë. Në një postim, ai shkruan se kjo përballje le të bëhet live para kamerave.

Postimi:

Nuk është nevoja as të numërojmë karriget në Pallatin e Kongreseve, as delegatët e kuvendit të datës 11 dhjetor apo takimit të Bashës me 18 dhjetor, që shumica e demokratëve janë pozicionuar dhe mbështesin lëvizjen e Sali Berishës kjo tashmë është e padiskutueshme. Kush i ka vërtet delegatët dhe kë mbështesin demokratët në këtë lëvizje?

Le të vijnë të përballemi në bazë, me njerëzit, bashkë me kamerat, LIVE, jo me lista emrash pa funksion e pa adresë...

Aty, LIVE le të tregojnë se kush janë delegatët, kryetarët e seksioneve e grupseksioneve, anëtarët e kryesive që i mbështesin, dhe të "demaskojnë" publikisht Sali Berishën nëse ka mashtruar...

Përballja në baze dhe vota është mjeti i vetëm demokratik, të cilën lëvizja e “Foltores” ka mbi 3 muaj që po e shtyn përpara këtë gjë që të rikthehet në PD mbas të paktën 8 viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat