Analisti Imer Mushkolaj thotë se ministri Faton Peci do të ishte dashur të merret në pyetje nga Prokuroria pas deklaratave ndaj deputetes Ganimete Musliu.
“Deklarata juaj ndaj Musliut “Ajo pjesa e krimit në Ministrinë e Bujqësisë ka edhe mbështetje politike e ti po del që je njëra ndër zyrtaret në prapavijë”. Nuk ka më qartë se kjo deklaratë që ju keni drejtuar gishtin ndaj Musliut”, iu drejtua Mushkolaj, Pecit.
“Deklarata tjetër e jotja “Ndaq gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, është akuzë e rëndë se nuk është vërtetua. “Ndaq gjuani” kujt po i thuani? Rrjedhimisht po i drejtoheni PDK-së”,shtoi tutje Mushkolaj.
“Kur thuani “Ndaq gjuani me plumba siç keni gjuajtur”, kjo është një akuzë direkte. Në një situatë normale një prokuror është dashur të presë te dera e sallës ku është mbajtur mbledhja e Komisionit dhe të marrin deklaratë “Zoti Peci ju po i dini që këta kanë gjuajtur me plumba dhe duan t’iu “vrasin” edhe juve”. Këto janë akuza të rënda”, ka vazhduar tutje Imer Mushkolaj.