Ish kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli deklaroi se Basha shkeli çdo etikë dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Ai theksoi se kriza e vërtetë në PD nuk ka nisur tani, por në momentin që Basha humbi zgjedhjet.
“Kjo është inciativë e Berishës dhe shumë njerëz nuk u sulën për të rregulluar partinë, por për të mbrojtur Berishën. Lulzim Basha shkeli çdo etikë, duhet të kishtë dhënë dorëheqjen.
Kriza fitoi kur ai humbi zgjedhjet, në 26 prill”, tha Kadilli.