Dera e sallës ku Sali Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe.
Por ish-kryeministri i ftuar në një studio televizive tha se ka foto të Bashës me demokratin.
Ai tha se sot dy kriminelët më të mëdhenj janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.
“Unë kam një shoqëruese, personi që theu derën është një militant i Partisë Demokratike, sipas mediave ka precedentë në Britaninë e Madhe, nuk e di, nuk e njoh. Ai ka një familje thellësisht të persekutuar në Has dhe netë të tëra i ka kaluar në çadrën e lirisë. Më kanë dërguar foto e video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Do them një gjë, nuk i di veprat penale dhe nuk kam asnjë dijeni por sot për sot kam arritur në përfundimin se dy kriminelët më të mëdhenj janë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, tha Berisha.