Shkelmimi i derës për tu futur Berisha/ Një ditë pas incidentit, instalohen kamera në selinë blu

Shqipëria

Shkelmimi i derës për tu futur Berisha/ Një ditë pas incidentit, instalohen kamera në selinë blu

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Shkelmimi i derës për tu futur Berisha

Një ditë pas incidentit te selia blu, ku një person i identifikuar si Fatjon Dauti shkelmoi një derë, janë marrë masa për të parandaluar sërish ngjarje të tilla.

Në pamje duket se ka nisur instalimi i kamerave në ambientet e jashtme të selisë blu. Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën në selinë blu duke hyrë me forcë në ambientet e brendshme të saj.

Fatjon Dauti goditi me shkelm derën në të cilën u mbajt mbledhja e anëtarëve të Komisionit.

Në konferencën për mediat, Berisha paralajmëroi policinë për personat që arrestohen në protesta si dhe bëri me dije se do t’i dërgojnë një shkresë Bashës për t’i njoftuar vendimin e referendumit për shkarkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat