Pas skandalit me patronazhistët, me databazën e të dhënave të mbi 900 000 qytetarëve në Tiranë, një tjetër publikim të dhënash ka tronditur opinionin 24 orët e fundit.
Një databazë nga Tatimet për emrat, kompanitë dhe pagat e qindra mijë punonjësve në sektorin publik e privat po qarkullon përmes rrjetit WhatsApp. Të dhënat i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Gjatë fushatës zgjedhore u publikuan “online” të dhënat e patronazhistëve të Partisë Socialiste me të dhënat e qytetarëve, por SPAK nuk nxori përgjegjës.
Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat.