Publikimi i pagave, Berisha: Superskandal, goditja më e rëndë për qëllime elektorale

Shqipëria

Publikimi i pagave, Berisha: Superskandal, goditja më e rëndë për qëllime elektorale

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:39
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre.

Berisha e quan këtë një superskandal ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka nxjerrë në pazar pagat e punonjësve.

“Superskandal i fundit i narkoshtetit! Kreu i meduzës dhe banda e tij në narkoqeveri në një superskandal që mund të ndodhë vetëm në një narkoshtet nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve, zyrtarëve të narkoshtetit të tij. Ky akt i shëmtuar është dhe superskandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale por dhe të tjera të zeza të një të dhëne personale kryesore siç është paga për të gjithë punonjësit e Shqipërisë.

Narkoshteti është shteti i bandave dhe drogës! Denoj me aahpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama”, thotë Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat