Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot.
Mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.