Sa u përket zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike apo protestën kundër Vuçiqit, kryeministri shqiptar, Edi Rama, shkruan se nuk do të merret me “kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinçi”, siç i quan ai.
“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinçi (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, Vuçiqin!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Më tej, Rama shkruan se drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash.
“Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!”.
Nesër vendosim në qeveri konsultimin e madh kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më, ne s’kemi kohë për të humbur!”, ka shkruar ai.