Paralajmëron Rama: Mund të mos jetë e fundit, në deklaratat e Foltoreve dhe...

Shqipëria

Paralajmëron Rama: Mund të mos jetë e fundit, në deklaratat e Foltoreve dhe...

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Edi Rama

Në fjalën e tij për mediat kryeministri Edi Rama ka treguar se ky skandal i bërë publik vetëm pak ditë më parë për pagat e qytetarëve mund të jetë një qëllim për krijimin e destabilitetit në vend.

Nga ana tjetër vetë kryeministri ka përjashtuar mundësinë e hakerimit të sistemit, teksa e ka konsideruar këtë gjë si rrjedhje të informacionit nga persona të tretë.

Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se ky skandal mund të mos jetë e fundit.

“Uroj dhe shpresoj e u bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitet e tyre dhe dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para, duke pasur parasysh edhe në deklaratat të bëra nga Foltoret e Kuvendeve të anti-kuvendeve mund të mos jetë e fundit, thirrja ime është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë inspektorët e tatimeve të cilët kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ato që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë të larguar.”- tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat