Skandali me pagat, Basha: Rama sot duhej të jepte dorëheqjen

Shqipëria

Skandali me pagat, Basha: Rama sot duhej të jepte dorëheqjen

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:58
Lulzim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media në lidhje me rrjedhën e listës të të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve shqiptarë.

Basha shprehet se, pas këtij skandali, Rama duhej të jepte dorëheqjen.

“Janë marrë copa-copa apo si një e tërë, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të krijimit të sistemit të ri të shtetit.

Kjo është arsyeja pse ka dalë që t’i mbrojë publikisht. Është skandaloze, do ë ishte skandaloze po të kishte ndodhur edhe para 12 vitesh. Është skandaloze sepse vjen pas skandaleve të tjera.

E harruar serverin e Tatimeve. Kush përfundoi në burg për këtë? Askush. Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë”, tha Basha

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat