“Tangentopoli që kërkon Manipuliti”

Shqipëria

“Tangentopoli që kërkon Manipuliti”

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se skandali i pagave nuk është thjesht një çështje teknike siç e parashtron Rama, por sipas tij është një çështje ligjore dhe penale.

Sipas Bashës, Rama ka përdorur të dhënat e shqiptarëve për të blerë e vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjithashtu Basha shton se kjo që po ndodh sot në Shqipëri është e ngjashme me atë që ka ndodhur vite më parë në Itali, ky gjysma e qeverisë ishte e lidhur me krimin e organizuar.

“Kjo nuk është çështje teknike, është ligjore, është penale, është pjesë e skëmës së patronazhimit për blerjen e mandatit të tretë. Burimi i cdo të keqe është blerja e votës. Ky skandal lidhet me një skandal tjetër më të madh, me atë të inceneratorëve dhe ajo që i bashkon është Edi Rama. Koka nuk është Lefter Koka, por Edi Rama. Nëse SPAK do të hetojë me seriozitet do të prangosë gjysmën e qeverisë aktuale. Kjo është një Tangentopoli si ajo që ndodhi në Itali dhe që shteti ju përgjigj me një Manipuliti”, është shprehur Basha

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat