Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së, janë zgjedhur dhe drejtuesit e rinj të Këshillit e anëtarët e kryesisë. Me propozim të Lulzim Bashës, Arta Sakja u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar, duke zëvendësuar kështu Edi Palokën i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë.
Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Sekretar për Diasporën është emëruar Kreshnik Çollaku dhe Sekretar për pushtetin Vendor Roland Bejko. Po ashtu janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Emërimet e reja:
Kryetare e Këshillit Kombëtar - Arta Sakja
Sekretari për Çështjet Zgjedhore - Indrit Sefa
Sekretar për pushtetin Vendor - Roland Bejko
Sekretar për Diasporën - Kreshnik Çollaku
Sekretar Organizativ - Flamur Hoxha
Propozimi për anëtarë të kryesisë: Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Të shkarkuarit:
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarë të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia