Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, ka komentuar situatën e fundit në selinë blu.
Duke iu referuar ultimatimutit të Komisionit të Rithemelimit ndaj Lulzim Bashës, Patozi, deklaron se zgjidhja mund të vijë me 6 Janar.
“Më pëlqen shumë ky propozimi i “foltores” në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve.
Pastaj, me të parë e më të bërë…”, shkruan Patozi në rrjete sociae.
Sipas të njëjtit, sëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari.
“Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar”, shkruan më tej Patozi.