Vëllai i Këlliçit i punësuar te Balluku/ Basha: Nuk e dija!

Shqipëria

Vëllai i Këlliçit i punësuar te Balluku/ Basha: Nuk e dija!

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:42
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet dje në konferencën për shtyp në lidhje me lajmin e publikuar në media, ku vëllai i Belind Këlliçit, njeriut që po del kundër tij, është i punësuar si këshilltar i ministres së Energjetikës, Belinda Balluku.

I pyetur në lidhje me këtë fakt ku Këlliçi ishte njeriu i caktuar nga Basha për zgjedhjet e 25 prillit për zonën e Kombinatit përballë ministres socialiste, kryedemokrati u shpreh se "nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti".

Ndërsa i përket çështjes së presidentit të ri, në rast se Gjykata Kushtetuese shkarkon Ilir Metën nga kreu i shtetit, Basha deklaroi se është ende herët për të dhënë qëndrime nga PD-ja.

Ai ka shtuar se "nuk ka ende ndonjë kandidaturë nga demokratët".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat