Lideri historik, Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar planet e Bashës për të nxjerrë veten e tij si fitues në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje për mediat, Berisha tregoi se Basha i bënte vetë pollet dhe se në to dilte gjithmonë mirë dhe i larë.
“Punonte në mënyrë totale për liderizimin e tij, por unë iu pata thënë, që ky është lider i thyer në rrafshin elektoral. Kjo ka ndodhur 1 vit e gjysmë para zgjedhjeve të fundit.
E bëri fushatën krejtësisht në kundërshtim me atë që i sugjerova unë. I thashë mos dil vetëm, dil me ansambël. Merr djem, vajza, të bukur e të rinj. Vetëm, vetëm, vetëm, vetëm. Gënjente këshilltarët me poll-in. E bënte vetë.
Kishte gjetur në një universitat privat një person që i tha se do e bënte pollin. Ia bënte Odeta. Ky u servirte nëpërmjet pedagogut, grupit të këshilltarëve studimin. Dilte gjithmonë mirë, i larë”, tha Berisha.