Kryeministri Edi Rama po zhvillon një pyetësor me qytetarët për disa çështje. Mes tyre është edhe dënimi me vdekje për krimet kundër fëmijëve.
“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve.
Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë.
Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama.