Makina del nga rruga në Përmet, plagosen dy pasagjerë

Shqipëria

Makina del nga rruga në Përmet, plagosen dy pasagjerë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec.

Dy pasagjerë të moshuar janë plagosur si pasojë e daljes se një foristrade nga rruga.

Të lënduar kanë mbetur M.Q., rreth 74 vjeç dhe  shtetasja E.Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat