Një gur disa tonësh ka rënë nga mali mbi një shtëpi në Shëngjin.
Fatmirësisht nuk është lënduar askush pasi brenda saj nuk kishte njerëz.
Guri ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, duke e ndarë atë mes përmes pasi është futur brenda, raporton Tch.
Rënia e këtij masivi shkëmbor ka rrezikuar jetën e banorëve që jetojnë aty, por edhe të kalimtarëve të rastit apo të atyre që vizitojnë kishën në këtë zonë.