Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID.
Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tepelena, Elbasani, Durrësi, Gjirokastra, Ballshi e Vlora, të moshave nga 74 deri në 88 vjeç.
Ndërkohë, nga 4011 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus – 286 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.