Një apartament në katin e katër të një pallati është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në lagjen numër 3 në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.