Një dyqan me pajisje elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Policia bën me dije se në lagjen “28 Nentori” Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2021, rreth orës 20:10, në lagjen “28 Nentori” Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.