Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Kretë.
Një çift i moshuar është gjetur i vdekur në Vorizia të Komunës së Phaistos.
Një 95-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 92-vjeçare, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e Krishtlindjeve.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e tyre mund të jetë shkaktuar nga tymi i mangallit.
Megjithatë, mjekesia ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta.