Gazetari, Osman Stafa, gjykon se Partia Demokratike, forca kryesore politike e opozitës në vend duket të kthehet sa më parë në shina.
I ftuar në Ora News, ai thotë se përplasjet brenda PD po marrin të gjithë energjitë, duke lënë të qetë qeverinë dhe mazhorancën.
Stafa: Partia Demokratike, partia më e madhe opozitare është një aset për vendin. Kanë kaluar tre muaj nga qeverisja e zotit Rama, ka diskutuar njeri se çfarë ka ndodhur?
Afera e incineratorëve, është një moment ku një qeveri mund të bjerë, të shkarkohet një ministër, publikimi i të dhënave, në cilin vend të Europës mund të ndodhë një gjë e tillë dhe nuk ka asnjë pasojë, patronazhistët asnjë lloj pasoje. Opozita duhet të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje dhe jo të zvarritet sepse nuk është vetëm interesi i atyre personave që duan të marrin karrigen por është interesi i Shqipërisë se aktualisht kemi një parti.