Përplaset me makinë një 17-vjeçar në Kukës

Shqipëria

Përplaset me makinë një 17-vjeçar në Kukës

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Kukës.

Bëhet e ditur se një 36-vjeçar me iniciale R. B., banues në Durrës ka aksidentuar me automjetin e tij tip “Audi” një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj ndërsa 17-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë, shoferi i “Audi-t” është vënë në pranga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat