Eksportet e mallrave të Shqipërisë drejt Spanjës gjatë 11 muajve të parë të këtij viti llogariten mbi 22 miliardë lekë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në raportin për tregtinë e jashtme rezulton se grupi minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike zë rreth 90% të vëllimit të eksporteve gjithsej.
Gjatë kësaj periudhe drejt Spanjës janë eksportuar 19.8 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.
Ndërkohë, për shkak të kufizimeve për parandalimin e përhapjes së infeksionit të COVID-19 vihet re një përgjysmim i eksporteve të grupit tekstile dhe këpucë.
Eksporti i këtij grupi ra në 543 milionë lekë nga gati 1 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Vlera e mallrave të importuara nga Spanja gjatë periudhës janar-nëntor llogaritet mbi 10.4 miliardë lekë nga 8.9 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të 2020-ës.