Tensionet politike, Evi Kokalari “bën parashikimin” për vitin 2022: Ja çfarë do të ndodh me PD

Shqipëria

Tensionet politike, Evi Kokalari “bën parashikimin” për vitin 2022: Ja çfarë do të ndodh me PD

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Prej më shumë se disa muajsh situata politike në vendin tonë është shoqëruar me tensione, sidomos brenda PD.

Kjo situatë ka sjellë reagime dhe qëndrime të forta kundër Lulzim Bashës. Ndërkohë së fundmi aktivistja Evi Kokalari, e cila i është bashkuar ish kryeministrit Sali Berisha që kur ky i fundit ka nisur nismën e ashtëquajtur “Foltore”  ka bërë edhe një “parashikim” për vitin që do vijë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se në vitin 2022, kryetari i PD do jetë Berisha, ndërsa shton se po ky i fundit do i japë fund edhe regjimit monist të Edi Ramës.

“Në 2022, Sali Berisha bëhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës së konsoliduar, të ripërtërirë dhe të fuqizuar, që do ti jap fund regjimit monistik të Edi Ramës.

Viti i ardhshëm do të jetë padyshim një vit i mbarë për Shqipërinë!”, shkruan Kokalari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat