Lushnja katër ditë pa ujë, familjarët: Nuk kemi as për të pirë e as për të larë

Shqipëria

Lushnja katër ditë pa ujë, familjarët: Nuk kemi as për të pirë e as për të larë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 20:21
Ilustrim

Qyteti i Lushnjes prej katër ditësh nuk po furnizohet me ujë të pijshëm.

"5 ditë pa ujë”

Shkak mësohet se është bërë zëvendësimi i tubit kryesor të furnizimit nga Burimet deri në Depot e Virovës.

Por rrjeti i ri thuhet se nuk e përballon presionin që krijohet, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve.

Në këto kushte banorët po detyrohen ta sigurojnë ku të munden duke mbushur kova e bidonë.

“Që prej të premtes nuk ka ujë. Po marrim nga puset.”

Mbetet e paqartë edhe sa ditë Lushnja do të mbetet pa ujë, ndërsa banorët tashmë janë në alarm pasi mungesa e ujit në shtëpi për shërbimet higjienike rrezikon një krizë shëndetësore në qytet.

Të zhgënjyer me situatën dhe drejtuesit vendor janë emigrantët e kthyer për festat pranë familjes.

Pa ujë në shtëpi, thonë se po detyrohen të ikin sërish.

“Dje erdha sot do iki. Atje ku banoj unë nuk ndërpritet uji ndonjëherë.”

Drejtuesit e Ujësjellësit dhe Bashkisë së Lushnjes thonë se prej 24 orës po punojnë për të rikthyer furnizimin e qytetit me ujë nga tubacioni i Vjetër.

Në fakt tenderi për rehabilitimin e linjës së ujësjellësit ka kushtuar rreth 2 milionë euro dhe është fituar nga një grup kompanish në muajin maj të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat